‘Ish-gardisti i 21 janarit, i inkriminuar’/ Rama e bëri kryetar bashkie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i grupit të zjarrit më 21 janar 2011, Agron Malaj, ku mbetën të vdekur 4 protestues të opozitës së kryesocialistit Edi Rama, tashmë është përfshirë në listën e Partisë Demokratike si i inkriminuar.

Ish-gardisti, Agron Malaj, që ishte pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar, i cili tani drejton bashkinë e Matit, është denoncuar nga Partia Demokratike si i inkriminuar. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi i ka kërkuar prokurorisë verifikimin e figurës së Agron Malajt, pasi dyshohet se është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi.

Si Rama e bëri kryetar bashkie ish-gardistin e 21 janarit

Agron Malaj, ish- komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit ishte pjesë e grupit të zjarrit, ku mbetën të vrarë Ziver Veizi, Faik Myrtarj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, të cilët Rama i kishte thirrur në protestën e tij për pushtet.

Malaj u shkarkua nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri sapo ai mori detyrën, bashkë me 10 oficerët që ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.Pasi u përjashtua nga Garda më 26 tetor 2013, pakkush mund ta mendonte se Malaj do të fillonte karrierën politike, dhe jo në selinë blu, por bash mu në partinë e Edi Ramës, i cili drejtoi protestën e 21 janarit.Disa muaj më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Ndërsa në vitin 2011, ai ishte pjesë e grupit të zjarrit që i vrau kryeministrit Rama 4 protestues në bulevard./Fjala.al/

Të fundit

1867/ Ekzekutimi i Maximilian I në Meksikë: Fundi i Perandorisë së Dytë Meksikane

Më 19 qershor 1867, Maximilian I, monarku i vetëm i Perandorisë së Dytë Meksikane, u ekzekutua nga një skuadër...

Lufta Izrael-Iran/ Kur e shkuara shpërthen në të tashmen

Nga Fejzo Subashi. Përplasja gjithnjë e në rritje mes Izraelit dhe Iranit, e cila deri dje gjykohej për mundësin e një lufte, sot aktualisht nuk...

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Nga Lutfi Dervishi Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pijshëm, mungesa e drejtësisë apo largimi i trurit,...

Rrahu gardianin e burgut të Fierit, arrestohet pas tre muajsh 32-vjeçari

Një 32-vjeçar me precedentë penalë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për goditje...

Khamenei refuzoi dorëzimin pa kushte, Trump miraton planin, ende nuk jep “OK” për sulmin

Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta...

Lajme të tjera

Web TV