Kapen ‘skifterët’ e Fushë-Mzezit, zbardhen 6 vjedhje e grabitje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, duke zbuluar autorët e një sërë vjedhjeve në kryeqytet, kryesisht në biznese. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore Tiranë, pas një pune operative disamujore për parandalimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, në tentativë për të vjedhur aksesorët e një mjeti. Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në vijim të gjurmimit për identifikimin e autorëve të disa vjedhjeve të kryera në harkun kohor të 7 muajve të fundit, rreth orës 03:30, në rrugën “Sokrat Miho”, tek pallatet “Fratari”, kanë konstatuar një djalë, në tentativë për të vjedhur në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. K.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke i bërë thirrje të riut për të ndaluar, por 19-vjeçari është larguar me shpejtësi me një automjet “BMW”. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin, tek mbikalimi përballë Casa Italia-s. Nga verifikimet e momentit rezultoi se mjeti drejtohej nga shtetasi E. M., 19 vjeç, banues Kamzë, Tiranë, ndërsa automjeti me të cilin ai qarkullonte ishte vjedhur në Elbasan dhe targat ishin vjedhur në Durrës.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për krimet e rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre, konkretisht:

Lexo edhe :  Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Grabitjet

Më datë 17.06.2019, gjatë orëve të natës në autostradën Tiranë – Durrës, kanë vjedhur një shumë lekësh të xhiros ditore në ambientet e subjekti në administrim të shtetasit G. S.

Më datë 01.07.2019, gjatë natës, në rrugë dytësore Kashar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e një kompanie në administrim të shtetasit B. Rr, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi të konsiderueshme produkte ëmbëlsirash.

Më datë 17.08.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në Fushë-Mëzez, kanë vjedhur me thyerje shoqërinë në administrim të shtetasit I. L, ku kanë marrë rreth 100 kg materiale bronzi.

Më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë vjedhur zyrën e financës së një shoqërie në administrim të shtetasit O. Q., ku kanë marrë shumën e xhiros ditore prej 400000 lekësh, duke kanosur me leva në duar rojet e sigurisë.

Po më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë tentuar të vjedhin zyrat e një biznesi tjetër, në administrim të shtetasit A. P.

Më datë 15.12.2019, në orët e para të mëngjesit, në Fushë Mëzez, në autostradën Tiranë-Durrës, kanë vjedhur në ambientet e një biznesi ne administrim të shtetasit A. B., një sasi aparatesh celulare të markave të ndryshme.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre personave. /Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV