Kupa e Italisë/ Interi shkatërron Cagliarin, ja skuadrat e kualifikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi së bashku me Juventus, Milan, Napolin, Lacion, Torino dhe Fiorentinën janë shtatë skuadrat që kanë arritur të kualifikohen në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Zikaltrit arritën që të kalonin në fazën tjetër duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Cagliarit në “San Siro”.

Ata arritën që të dominon të gjithë lojën dhe u duk se nuk e kishin aspak të vështirë që të merrnin fitoren ndaj kundërshtarëve.

Romelu Lukaku, ylli i zikaltërve arriti të shënonte pa u mbushur minuta, më saktësisht që në sekondën e 22-të të lojës golin e parë, e arrirë kjo nga moskujdesja e mbrojtjes së Cagliarit.

Ishte Borja Valero ai që dyfishoi shifrat në minutën e 22-të, duke shtuar shpresat e Interit dhe tronditur Cagliarin

Lukaku dukej se dinte si t’i kapte kundërshtarët në shartimet e fraksioneve, pasi dhe në fillim të pjesës së dytë të lojës ai arriti të shënonte sërish duke trefishuar rezultatin për skuadrone Interit.

Olivas ishte i vetmi që preku portën e zikaltërve duke e çuar rezultatin 3-1 vetëm pak minuta pas golit të Lukakut. Ndërsa, rezultati final u vendos me golin e e Ranochias i cili mbylli dhe pokerin e Interit.

Në çerekfinale Interi do ketë përballë skuadrën e Fiorentinës e cila arriti që të fitonte rezultatin 2-1 ndaj Atalantës.

Pothuajse të gjithë çiftet e çerekfinales janë formuar tashmë, nga ku shikohet se Napoli i Hysajt do të ketë përballë Lacion e Strakoshës, Milan do përballet me Torinon, ndërsa Juventus është duke pritur ndeshjen midis Parmës dhe Romës, që do të zhvillohet sot, për të mësuar kundërshtarin e tij të çerekfinale./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV