Kurbin/ Kërkuan njerëz të shisnin drogën, pranga dy kushërinjve

Dy kushërinj janë arrestuar në Kurbin pasi janë kapur me armë e lëndë narkotike. Të arrestuarit  J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, mësohet se kanë qenë nën mbikqyerjen e policisë prej disa kohësh.

Sipas bluve në bazë të informacioneve të marra për këta dy persona, janë kryer kontrolle në banesën e J. Rr, ku u  gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 metër fitil detonator zjarr-përcjellës dhe 15.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Këta dy të arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkonin treg për të shitur lëndën narkotike.

Ata do të përballen me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim!

Po ashtu për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”,  në ngarkim të J. Rr!

Ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, kryer në bashkëpunim, të riun E. Rr! /Fjala.al/