Sahatet e dritave, 82 mijë ankesa ndaj OSHEE për mbifaturim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyshimet për funksionimin e matësit të energjisë kanë regjistruar 82 mijë ankesa nga qytetarët në të gjithë vendin. Në total janë 162 mijë ankesa u depozituan pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për 11-mujorin e vitit 2019. Sipas të dhënave zyrtare, peshën kryesore të ankesave e zë ndryshimi i matësit me 47.0%, ndërsa pas saj vijnë ankesa për ndryshimin e të dhënave te kontratës me 29% të totalit. Sipas të dhënave mësohet se 21% e ankesave i takojnë faturimit, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes cilësisë së shërbimit me 2.6% dhe ankesë për kreditime, me 1.2%.

Sipas OSHEE për periudhën janar –nëntor 2019, janë zgjidhur rreth 114 mijë ankesa – kërkesa te depozituara nga të cilat rreth 40 mijë apo 34.9%  i përkasin çështjeve të faturimit. Megjithatë, kompania e konsideron të ulët numrin e ankesave në raport me numrin e faturave të emetuara gjatë kësaj periudhe.

Paralelisht Furnizuesi i Shërbimit Universal, një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së nuk ka kërkuar rritje çmimi të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë. Kjo pavarësisht periudhës tranzitore që po kalon kompania apo edhe të dhënave negative të bilancit për vitin që sapo lamë pas, ku parashikimi i performancës financiare të OSHEE për vitin 2019 tregon për një humbje financiare prej rreth 7.7 miliardë Lekë, duke shënuar rezultatin e pare negativ pas 4 viteve me performance të suksesshme. Rritja e kostos se blerjes së energjisë elektrike për shkak të thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e priteshme pavaresisht masave të marra për uljen e kostove të operacionale të shoqërisë.

Të fundit

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Lajme të tjera

Web TV