Kualifikimi i Tottenham në Champions, Mourinho do marrë bonos marramendës

Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho gestures towards the public at the end of the UEFA Champions League group H football match Juventus vs Manchester United at the Allianz stadium in Turin on November 7, 2018. (Photo by Isabella BONOTTO / AFP) (Photo credit should read ISABELLA BONOTTO/AFP/Getty Images)

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho do të marrë një bonos prej 2.35 milionë euro nëse ekipi i drejtuar prej tij arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Mourinho u vendos në krye të Spursave në muajin nëntor të 2019,pasi shkarkimit të trajnerit Mauricio Pochettinos pasi niveli i skuadrës kishte rënë shumë poshtë.

Në kohën kur portugezi u vendos në krye të Tottenham, ekipi ishte 11 pikë larg vendit të katër dhe ky bonos iu ofrua, për shkak se misioni dukej pak a shumë i pamundur.

Nëse ia del të kualifikojë Spursat në Ligën e Kampionëve, tekniku do e meritonte një shumë të tillë, por lëndimet e lojtarëve në veçanti të Harry Kane e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e këtij qëllimi.

Megjithatë, Mourinho shpreson se skuadra mund të përforcohet gjatë afatit kalimtar dhe mendon se mund t’ia arrijë qëllimit,pasi tashmë Tottenham ndodhet vetëm nëntë pikë larg vendit që e kualifikon në Champions League./Fjala.al/