Transferimi te Barcelona, Rey Manaj fillon vizitat mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Rey Manaj ka mbërritur në qytetin e Barcelonës, ku do i nënshtrohet të gjitha vizitave mjekësore të nevojshme.

Manaj do të nënshkruaj me klubin e Barcelonës dhe lajmi ka disa javë që është bërë publike, mirëpo vizitat janë lënë për tani.

Megjithatë duhet theksuar se shqiptari do aktivizohet të Barcelona B dhe jo të klubi i parë i katalanasve. Mediet spanjolle raportojnë se blerja e tij nga skuadra e renditur në vendin e 15-të të La Liga 2, Albacete është përfundimtare.

Manaj ka arritur që të bëjë 11 paraqitje në këtë sezon dhe nga to ka shënuar vetëm tre herë, megjithatë përformanca e tij është pëlqyer shumë nga klubi i dytë i Barçës.

Kontrata midis klubit katalanas dhe Manajt do të jetë për një afat katër vjeçar, ndërsa rikujtojmë se më parë ai ka luajtur edhe për klubet e Interit, Pisas, Pescarës dhe Granadës./Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV