Zyrtare/ Kamberi do luajë për Shqipërinë, FSHF fiton betejën në FIFA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florian Kamberi do të luajë për Shqipërinë! Lojtari 24-vjeçar që po shkëlqen në Premier Ligën skoceze me Hibernians, ka qenë prej muajsh objekt sherri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe homologes së saj helvete.

Shqipëria ka fituar betejën dhe duke siguruar dokumentin e ardhur nga qeveria e futbollit në Zyrih në adresë të FSHF-së, që i njeh kësaj të fundit të drejtën për të rreshtuar Kamberin në fushën e lojës që në ndeshjet e ardhshme.

Ka qenë një luftë e fortë mes institucioneve, ndërsa Zvicra ka arritur deri aty sa të përdorë presionin dhe kërcënimet kundër lojtarit, me këtë të fundit që deri në deri me ekpin U21 kishte përfaqësuar kryqëtarët.

Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë e përgatitur në mënyrë të shkëlqyer në këtë përballje, duke servirur në kohë të gjithë dokumentin e nevojshëm për ta shkëptur nga Zvirca Florian Kamberin dhe për ta vënë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Edi Reja.

Në fakt, Kamberi ishte një nga risitë e listës së Edi Rejës në ekipin Kombëtar për sfidat kundër Andorrës dhe Francës, por FSHF nuk arriti të siguronte në kohë dritën jeshile për aktivizimin e tij, pasi Zvicra nuk i vuri në dispozicion Kamberit një sërë dokumentesh, transmeton Balkanweb.

Florian Kamberi është vëshguar nga asistenti i Edi Rejës, Serxho Porrini, me këtë të fundit që ka udhëtuar drejt Skocisë dhe e ka ndjekur në një sfidë ndaj Sëlltikut dhe është futur në listën e Rejës si pjesë e revolucionit të tij në Kombëtaren kuqezi.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV