Projekti i çuditshëm:Shenjat në rrugë jo më meshkuj por edhe femra lesbike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrugët duhet të kenë jo vetëm edhe emra fermash, apo grash, po madje edhe shenjat e qarkullimit nuk duhet të jenë më vetëm me imazh meshkujsh. Kjo ide nuk është më vetëm projekt në mendjen e feministëve, por është një projekt i hedhur në letër.

Vjen nga Zvicra dje ka edhe një emër. Është gruaja që drejton Partinë Socialiste të kryeqendrës e cila ka bërë dy propozimet e çuditshme.

Ideja që gjinia femërore të bëhet imazh i shenjave të trafikut mund të duket shaka, ka thënë kryetarja e PS të Gjenevës, Sandrine Salerno. Por në fakt, bëhet fjalë për nxitjen që të mendohet për pozicionin e grave në hapësirat publike.

Historikisht, hapësirat publike qenë menduar vetëm nga burrat dhe vetëm për burra. Nën pretekstin e asnjanësisë, shenjat ishin tepër mashkullore, kritikoi ajo.

Kjo ka ndryshuar, thotë Salerno. Me fjalë tjera, sot gratë janë pjesë e hapësirave publike në mënyrë pothuajse të barabartë me meshkujt dhe në këtë pikëpamje, duhen ndryshuar edhe shenjat e trafikut.

Ky projekt synon më tepër të tregojë se shoqëria po zhvillohet dhe po fillon një reflektim rreth pozitës së grave në hapësirën publike. Shkëmbimi i shenjave të trafikut duhet të promovojë ndjenjën e legjitimitetit për të gjithë në hapësirën publike.

250 shenjat e reja janë në dispozicion në gjashtë versione të ndryshme, duke përfshirë një grua shtatzënë, një person të moshuar dhe një çift femrash lesbike. Kostoja e projektit është 56.000 franga dhe është plotësisht i financuar nga qyteti.

Po ashtu edhe Kantoni mbështet projektin e propozuar nga Saleroni. Po është mësohet nga mediet vendase se në Gjenevë është duke u realizuar gjithashtu edhe një projekt për të “feminizuar emrat e rrugëve”. /Fjala.al/

Të fundit

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme,...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Lajme të tjera

Web TV