Skandali/Autori i masakrës së Orikumit që bënte trafik droge në Vlorë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Ditën e sotme jo vetëm opinionin publik po edhe një pjesë e mirë e policisë u njohën me një ngjarje në kufinjtë e masakrës që ka ndodhur 23 vjet më parë pak pa hyrë në Orikum. Nga ajo ngjarje ajo që u mbajt mend ishin dy autor krimi, dy të vrarë dhe dy të plagosur. Nga autorët, emri i njërit konsiderohej si një prej më të kërkuarve në të gjithë botën, ndërsa emri i tij kërkohej edhe nga policia për trafik droge nga Vlora!

Kush është Xhevahir Jonuzi allias Alfred Xhafa, i arrestuar sot në Vlorë?
Këtu jo vetëm që gjykata liron vrasës, po edhe kur i dënon i dënon me dënime të ulëta. Rastet e njëpasnjëshme dalin në skenë ndërsa një i përkëdhelur i tillë qëlloi sot mbi forcat speciale të Policisë. Bëhet fjalë për Xhevahir Jonuzin, i cili në fillimin e ‘luftës’ së bandave të ’97-s kreu një prej masakrave më të mëdha në rrethin e Vlorës. Ngjarja u shënua në Orikum dhe në atë pritë u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas të dhënave që vijnë nga Vlora bëhet me dije se ngjarja kishte motive banale, në fakt asnjë motiv tjetër nuk patën krimet që kryheshin nga ‘të çmendur’ të armatosur asaj kohe. Jonuzi, që më vonë mori edhe emrin Alfred Xhafa iu doli në pritë katër vlonjatëve duke iu marrë jetën 2 prej tyre. Në pritë Jonuzi ishte bashkë me Andon Alliun.

Në regjistrat e kohës thuhet vetëm se: Ka qenë data 25 mars 1997, në Orikum, për motive të dobëta shtetasi Xhevahir Jonuzi bashkë me Andon Alliun, kanë vrarë shtetasit Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj si dhe kanë plagosur shtetasit Belo Belaj dhe Armando Bashaj! Më pas asgjë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me dy të mbijetuarit e asaj prite, por ajo që bie në sy është fakti që Jonuzi u dënua vetëm me 25 vjet burg nga Gjykata.
Por ndërsa ai ishte në regjistrat e policisë sonë dhe të të gjitha policive të botës, Jonuzi nga Vlora kryente trafik sistematik droge. Prokuroria para dy vitesh kishte lëshuar një tjetër urdhër për të po sërish nuk ishte vënë në zbatim. Ai akuzohej për kultivim dhe shitje narkotikësh, ndërsa pretendohej se ishte një ndër 8 njerëzit më të rrezikshëm të Vlorës që gjendej në liri.
Jonuzi u arrestua mëngjesin e sotëm ku në një shkëmbim zjarri me RENEA-n mbeti i plagosur e për pasojë edhe u arrestua ku jo vetëm pritet të vuajë dënimin për masakrën e 25 marsit po madje do të hetohet e gjykohet edhe për aktin e sotëm po ashtu edhe për trafikun e lëndëve narkotike.

Të fundit

Nënë për herë të parë, balerina e njohur shqiptare zbulon gjininë e fëmijës

Isida Mollaymeri, balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka zbuluar vetë balerina...

“Do të flas me Putinin”, Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e qeverisë tha se SHBA do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë së naftës të...

Shqiptarët s’do lejohen të përdorin makinat çdo ditë/Çfarë parashikon Plani i ri Kombëtar

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes...

Dëbora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin, disa fshatra pa energji elektrike

Këtë të shtunë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga Dëbora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella...

Njihuni me shenjat më djallëzore të horoskopit!

Shenjat zodiakale zbulojnë shpesh personalitetin e brendshëm të personit. Zbulojnë karakterin, por edhe cilat janë periudhat e mira dhe ato jo të mira. Por për...

Lajme të tjera

Web TV