Trafiku i drogës, në pranga vëllai i shefit të policisë, mik i Gjiknurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Policia e Shtetit dha para pak çastesh informacionin zyrtar për 7 të arrestuarit e operacionit “Tranzit” që u zhvillua dje. Por policia ka mbajtur edhe dje e edhe sot sekret emrat e të të arrestuarve pasi në fakt njëri prej tyre është vëllai i shefit të komisariatit Dibrës. Ai është personi që doli në përgjimet e famshme duke folur me Damian Gjiknurin duke iu betuar për besnikëri. Kështu njëri nga 7 të arrestuarit për trafik droge çokollatë është edhe pajtim Aga, vëllai i Robert Agës.

Sipas të dhënave të para që vijnë nga burimet të besuara bëhet me dije se i arrestuari me inicialet P.A rezulton i dënuar edhe më herë për këtë vepër. Policia e Shtetit bën me dije se operacioni është finalizuar me arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimin e 32.5 kilogramëve lëndë narkotike.

Janë ndaluar Pajtim Aga, 51 vjeç, Marsilda Piperi, 32 vjeçe nga Gjirokastra, Fatjon Dedaj, 37 vjeç, bashkëjetues me Piperin, Shkëlqim Mazari, 51 vjeç, banues në Kombinat, si edhe Edmond Rajta, 52 vjeç, banues në Tiranë,  Devis Mija, 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë dhe Arjet Halilaj, 38 vjeç, banues në Lezhë. 7 të arrestuarit sipas policisë merrnin drogën në Greqi, e kalonin atë mes Konispolit, e më pas e sillnin në Tiranë. Nga Tirana, droga kalonte drejt qyteti të Shkodrës dhe dilte jashtë Shqipërie.

Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Por kjo nuk është hera e parë që Pajtim Aga bie në pranga. Në 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, pikërisht 10 ditë pas telefonatës së ‘famshme’ që Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon, 21vjeç, u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV