Djaloshi i artë ‘kërcënon’ gjermanët: Jam i lumtur në Dortmund!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë gjithë Europa flet për të. Është djaloshi i artë. Pritet të ulë nga froni milionerët e futbollit, ndërkohë debutimi i djeshëm ishte debutim ëndrrash. Ktheu rezultatin për Dortmundin e tij duke shënuar tre gola dhe duke përmbysur një rezultat të vështirë.

Norvegjezi që la Salzburgu për ‘hirushen’ e Europës tashmë di pse e ka bërë atë zgjedhje. Erling Haaland pas ndeshjes foli për dy televizione duke treguar se ishte shumë i lumtur jo vetëm me ndeshjen por edhe me zgjedhjen.

Erling Haaland bëri një debutim të shkëlqyer me fanellën e Dortmundit. Sulmuesi norvegjez shënoi plot 3 gola, duke i dhënë dhe fitoren ekipit të tij.

Pas ndeshjes 19-vjeçari u ndal të flasë për mediat, ku u shpreh shumë i lumtur me këtë debutim. “Është e pabesueshme, çfarë debutimi! Jam shumë i lumtur që shënova dhe morëm tri pikët. Ishte e rëndësishme të fitonim, pasi vetëm kështu do të jemi më pranë objektivave sezonalë. Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur”, tha Haaland për Sky Sport.

Ndërsa në televizionin norvegjez “ViaSat”, Haaland u shpreh se tashmë në pak javë ndjehet pjesë e atij ekipi.

“Është bukur, kjo është mënyra si duhet të jetë. Kanë kaluar vetëm disa javë që kur kam mbërritur dhe tashmë ndjehem si pjesë e ekipit. Atmosfera brenda skuadrës është e shkëlqyeshme. Gjithashtu dhe tifozët, ishte e jashtëzakonshme të luaje në një atmosferë të tillë.

“Kur unë dhe babai im vendosëm për këtë klub, ne po shikonim të gjithë lojtarët që mund të luanin me mua në sulm. Të gjithë këtu janë mjaft të talentuar,” përfundoi sulmuesi norvegjez. /Fjala.al/

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV