FOTO/ “Je m*ti qytetit tonë”, tifozët e Lecce-s sulmojnë Conten

Inter Milan's Belgian forward Romelu Lukaku (L) celebrates with Inter Milan's Italian head coach Antonio Conte after scoring during the Italian Serie A football match AC Milan vs Inter Milan on September 21, 2019 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Marco Bertorello / AFP)MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images

Tifozët italianë janë të njohur për fyerjet dhe provokimet që bëjnë ndaj futbollistëve në Serinë A, por këtë radhë target ka qenë tekniku i Interit, Antonio Conte.

Mbështetësit e skuadrës së Lecces kanë sulmuar teknikun e Interit në ndeshjen e dy skuadrave ditën e sotme, e cila përfundoi me barazimin 1-1.

Ata kanë shpalosur banderola ku ofendonin trajnerin Conte, i cili rikujtojmë se e ka nisur karrierën te klubi i Lecces dhe ka luajtur me ta deri në vitin 1991 dhe me pas është transferuar për te skuadra e Juventusit, ku dhe mori famë si lojtar.

Tifozët janë nervozuar në këtë përballje të tij me skuadrën ku nisi karrierën dhe kanë nxjerrë dy banderola ku shkruajnë:  “Konte, njeri pa identitet! Je m*ti i qytetit tonë!”.

Ndërkohë, nga ana e menaxherit nuk ka pasur asnjë reagim qoftë në ndeshje, por as më pas./Fjala.al/