Kongresi i Lushnjës, për 100 vjetorin ekspozohet koleksioni i rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite me koleksione nga fondi i arkivës, ditët e fundit ka risjellë në vëmendje të publikut këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Koleksionet e rralla si gazeta “Albania”, “Fletorja Zyrtare”, por edhe botime, albume dhe studime si “Kongresi i Lushnjes (21 janar – 31 janar 1920); “Qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe veprimtaria e saj”, “Këshilli Kombëtar 1920”, “Kongresi i Lushnjës dhe lufta e Vlorës”, Qarkoret e Ministrisë së Punëve të Brendshme, etj., do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun në Hollin e Bibliotekës Kombëtare.

Kongresi i Lushnjës hapi zyrtarisht punimet me 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina.

Të fundit

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV