Largimi i Harry dhe Meghan/Zbulohet marrëveshja e çiftit me mbretëreshën

Princi Harry dhe Meghan nuk do të mund të përdorin më titujt e tyre mbretërorë dhe nuk do të marrin dot as fonde shtetërore.

Sipas Buckingham Palace, çifti nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht as Mbretëreshën.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndërmend që të paguajnë 2,4 milion paund ndaj taksapaguesve britanikë për rinovimin e ‘Frogmore Cottage’, e cila do të mbetet shtëpia e tyre, në Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëveshja e re midis çiftit dhe mbretëreshës, hyn në fuqi në pranverën e këtij viti.

Çifti do të vazhdojë të ruajë patronazhet dhe shoqatat e tyre private. Ndërsa ata nuk mund të përfaqësojnë më zyrtarisht Mbretëreshën.

Nga ana tjetër, ka pasur shumë spekulime se kush do të bëjë të mundur ruajtjen e sigurisë fizike për Harry-n dhe Meghan por Buckingam Palace nuk ka dashur të komentojë për çështje të tilla./Fjala/