Një mollë në ditë, mban doktorin larg!

Mollët konsiderohen shumë të shëndetshme për organizmin pasi përmbajnë një substancë natyrale e cila mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Faktori kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor’, që nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u zhvilluar.

Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza, por me kalimin e viteve sistemi imunitar zbehet dhe kjo gjë nxit akumulimin e qelizave të dëmtuara.

Këto të fundit përbëjnë pikënisjen e inflamacionit të një niveli të ulët që çon në shpërbërjen e indeve.

Sipas një studimi të Universitetit Mjekësor të Minesotës, procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shenjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura.

Grupimi më efikas i këtyre molekulave që ndryshe quhet “fisteinë”, u zbulua tek mollët.

Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara, përmirësojnë shëndetin dhe rrisin jetëgjatësinë.

Mollët janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, flavanoidë dhe fibër, që ulin rrezikun e shfaqjes së tumoreve.

Për më tepër, mollët ndihmojnë kundër tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.