Të burgorusit, Shqipëria e katërta në Europë, Finlanda e fundit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënim,et në vendin tonë janë të shumta por askush nuk mund të mendonte se ne renditemi të katërtit në të gjithë Europën për njerëz të burgosur. Është Eurostat që hedh dritë mbi këtë dukuri interesante duke treguar përveç shifrave edhe faktin që vendet me ekonominë më të dobët kanë edhe numrin më të madh të të dënuarve.

Në fakt ne sërish duhej të ishim të parët edhe për këtë fakt, por nuk burgosën të gjithë ata që bëjnë vepra penale. Ndërsa Lituania është në krye të kësaj renditjeje, sigurisht që në fund do të mbetej Finlanda.

Në raport me popullsinë, në Shqipëri ka 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Eurostat për t’i bërë të dhënat sa më të krahasueshme ka shprehur numrin e të dënuarve për vepra penale në raport me popullsinë e secilit shtet.

Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur. Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë, sipas Monitor.

Në të gjithë Bashkimin Europian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banorë është diku te 116, ku sipas Eurostat është shënuar norma më e ulët që prej vitit 2000. Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 dhe Estonia me 206 të burgosur.

Lexo edhe :  Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë, ku ndër ta shumica janë emigrantë e kryesisht shqiptarë.

Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur. /Fjala.al/

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV