Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës, duke përfunduar me dy persona të plagosur dhe një të arrestuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, në një nga rrugët kryesore të qytetit, me konfliktin që nisi për motive të dobëta dhe përshkallëzoi në përdorimin e thikës.

Nga pamjet filmike shihet se të rinjtë përleshen ashpër në trotuar, pranë një dyqani, ku konflikti fizik eskalon nga goditjet me grushte dhe shkelma në përdorimin e thikës.

Sakaq, policia bëri me dije se personi i arrestuar për ngjarjen është I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ai u përfshi në dy episode dhune të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit: fillimisht në lagjen “10 Korriku” dhe më pas në “Pavarësia 2”.

Në këto konflikte, ai dyshohet se goditi me thikë shtetasit M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç. Edhe vetë autori i ngjarjes ka pësuar dëmtime gjatë përplasjes dhe është trajtuar me ndihmë mjekësore në spital. m.p.

Të fundit

Temperatura 50 gradë!/ Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Pavarësisht një rënieje të lehtë në temperatura, korriku i vitit 2025 ishte muaji i tretë më i nxehtë i...

Durrës Marina/”Projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku...

SHBA-të nxjerrin në ankand superjahtin e sekuestruar rus, me vlerë 325 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara po nxjerrin në ankand superjahtin luksoz rus, Amadea, i sekuestruar me vlerë 325 milionë dollarë. Kjo shënon shitjen e parë të...

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për të mbrojtur popullin e Gjermanisë...

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të...

Lajme të tjera

Web TV