Ibrahimaj: Rritet numri i deklarimeve, grumbullohen 44 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej muajit tetor 2019, Administrata Tatimore ka sensibilizuar 12 mijë tatimpagues, të vlerësuar ne risk nëndeklarimi të pagave. Efekti ka qenë i dukshëm në rritje 34% ose për 5536 punonjës është rritur deklarimi i pagave me një vlerë totale prej më shumë se 44 mln lekë vetëm për muajin nëntor. Në një vizitë pranë një subjekti, i cili ka reaguar pozitivisht, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj sqaroi nga afër qasjen e Adminsitratës Tatimore për të mos penalizuar, por ndërgjegjësuar subjektet mbi rëndësinë e deklarimit real të pagave.

Gjatë një inspektimi në terren Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se prej muajit tetor Administrata Tatimore ka evidentuar riskun e nëndeklarimit të pagave  në një grup prej 20 profesionesh.

Për të rritur ndërgjegjësimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve janë dërguar letra të personalizuara sensibilizuese 11.941 tatimpaguesve për 19229 punonjës të tyre, përmes të cilave janë ftuar të ndryshojnë deklarimet, drejt përmbushjes. Ibrahimaj sqaroi nga afër qasjen e Administratës Tatimore për të mos penalizuar, por ndërgjegjësuar subjektet mbi rëndësinë e deklarimit real të pagave.

Nga monitorimi paraprak i të dhënave të deklaruara vërehet një përmirësim i ndjeshëm në deklarime, ndërsa është rritur paga për 5.536 punonjës ose 34% e punonjësve të deklaruar deri në nëntor 2019. Efekti total për këto tatimpagues është mbi 44 milion lekë për muajin nëntor. Kjo nisëm  e AT për rritjen e deklarimit të pagave do vazhdojë edhe me hapa të tjerë sensibilizues dhe në raste të riskut të lartë do të ndiqet përmes strukturave të Hetimit Tatimor.

Znj.Ibrahimaj siguroi se krahas lehtësirave përmes shërbimeve online, tatimpaguesit do të jenë në qendër të vëmendjes përmes Drejtorisë së Shërbimit për tatimpaguesit në ndërgjegjësimin dhe informimin paraprak mbi elementët e riskut në deklarimet e tyre tatimore.

Lexo edhe :  Banka e Shqipërisë: Shqiptarët po marrin më shumë kredi dhe po kursejnë më pak

Gjatë muajit tetor të vitit 2019 Tatimet nisën një fushatë tek bizneset duke vënën në presion kompanitë për të rritur deklarimet e pagave të punonjësve.

Njoftimin të ngjashëm morën zyrat e kontabilitetit, klinika mjekësore dhe dentare, por edhe biznese të tjera, ku njoftoheshin për rregullimin e pagave të ekonomistëve, gjinekologëve, kardiologëve, dentistëve etj.

Tatimet kishin lajmëruar një aksion për të formalizuar tregun e punës, pasi në shumë vëzhgime dhe anketa është vërtetuar se ka nën deklarim të pagës sidomos në profesionet e lira në mënyrë që të shmangen tatimet. Mirëpo mekanizimi që kanë zgjedhur tatimet për të luftuar informalitetin në këtë drejtim nuk ka argumentet e nevojshëm dhe provat se sa realisht janë pagat për kompanitë e “dyshuara”.

Me një situatë të ngjashme u ndesh edhe qeveria e Berisha në mandatin e parë, ku për të luftuar informalitetin në tregun e punës nisi aplikimin e pagave të referencës në të gjithë kategoritë e punonjësve në të gjithë sektorët. Kompanitë dhe punonjësit nuk mund të paguanin taksa dhe sigurime me poshtë se niveli i pagave referencë. Mirë kjo politikë e cila binte ndesh me parimet e funksionimit të tregut të lirë, ku përcaktuesi i pagës nuk mund të ishte shteti, e penalizoi Shqipërinë vitet e mëvonshme në indekset e konkurueshmërisë dhe klimës së biznesit. Paga referencë u shfuqizua më vonë në vitin 2012. Më vonë në vitin 2015 qeveria tentoi të rikthente pagat e referencës në profesionet e lira, por ky vendim u shfuqizua një vit më vonë nga Gjykata Kushtetuese.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV