LISTA / Profesionet që do të tatohen nga 13-23 përqind prej 1 janarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi, raporton Revista Monitor.

Këshilli i Ministrave ka gati projektvendimin për vendimin i cili ka saktësuar listën analitike të shërbimeve, përfshirë ato profesionale, të ofruara nga personat fizikë të vetëpunësuar dhe entitetet, me të ardhura vjetore deri 14 milion lekë në vit.

Këta do të paguajnë paguajnë tatim mbi të ardhurat personale apo tatim mbi të ardhurat e korporatës duke filluar nga viti fiskal 2024 përbëhet nga veprimtaritë, sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (Rev.2), të paraqitura në mënyrë analitike në tabelën që jepet e plotë në fund të artikullit. Lista përmban 262 profesione.

Sipas vendimit, në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive përcakton ndarjen dhe aktivitetin në të cilën bën pjesë tatimpaguesi përkatës.

Vendimi thotë që lista e shërbimeve do të jetë objekt tatimi nga 1 janari 2023.

Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zdritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%./   S.M

Të fundit

Ik te Mali me Gropa

Nga Edison Ypi Makinë ke. Qefli i natyrës je. Qytetarët po ta shpifin. Qyteti të ka ardhur te fyti. Katunin...

VIDEO/ “Kokë më kokë” në nominim me Romeon, Heidi tregon se kush mund të dalë

Egla Ceno gjatë primet të mbrëmjes së djeshme u zgjodh nga publiku liderja e shtëpisë së “Big Brother VIP3” për këtë javë, duke fituar...

Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës “po” për çdo gjë?

Ekziston një stil prindërimi, i cili përkufizon ata prindër që i lejojnë fëmijët të bëjnë gjithçka duan, pa e konsideruar nëse sjellja e tyre...

Keni plane për nesër? Mësoni si parashikohet të jetë moti 

Vendi ynë ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpashershme deri në orët...

Rikthehet ligji për bllokimin e diplomës së studentëve të mjekësisë (Kushtet e reja)

Rikthehet nisma për studentët e mjekësisë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e miratuar vitin e kaluar nga qeveria Rama për bllokimin e diplomës. Për të...

Lajme të tjera

Web TV