ONM kërkon shkarkimin për pasurinë, prokurori Besnik Cani para Kolegjit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani pritet të dalë sot para Komisioni të Pavarur të Apelimit.  Besnik Cani u konfirmuar në detyrë më 27 nëntor 2018 dhe dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë dhe sigurisht pak më vonë u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por vendimi i KPK-së për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik, të cilët kritikuan vendimin e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

Mirëpo të dhënat në lidhje me pasurinë e tij tregojnë se prokurori Besnik Cani zotëronte pasuri me vlerë 900 mijë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë, prokurori zotëronte një shtëpi private banimi prej 100 m2, e deklaruar në vlerën e 700 mijë lekëve si dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Besnik Canit është rritur me 29 herë dhe kap vlerën e 26.8 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të pasurisë dhe llogariten në 22.3 milionë lekë. Prokurori Cani zotëron gjithashtu likuiditete të bankë në vlerën e 2.5 milionë lekëve, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë dhe kursime në cash prej rreth 634 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 36.7 milionë lekë. Rreth 80 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe pagat e familjarëve, 11.5 për qind llogariten si të ardhura nga qiraja dhe 4.7 për qind kanë si burim biznesin e të birit si person fizik.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Thumanë-Kashar, humb jetën një person

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa diferenca negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Më konkretisht, zoti Cani ka deklaruar në total borxhe të marra nga të afërm në vlerën e 1.8 milionë lekëve dhe 6 mijë eurove, të cilat janë deklaruar përgjatë viteve si burim për pasuritë e paluajtshme. Në fund të vitit 2017, subjektit i mbeten ende pa shlyer rreth 535 mijë lekë.

Përveç truallit mbi të cilën ngrihet shtëpia e tij, subjekti ka deklaruar në vitin 2016 se ka blerë një sipërfaqe tjetër në Paskuqan; 363.7 metra katrorë për 1.5 milionë lekë. Në të njëjtin vit, prokurori Cani lidh një kontratë qiraje për 25 vjet me kompaninë “Kastrati”, ku kjo e fundit merr përsipër ndërtimin e një karburanti, një lokali dhe një lavazhi në këtë tokë. /Fjala.al/

 

 

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV