Shkelin kushtet e sigurisë, 26 milionë lekë gjobë për tregtarët e gazit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka marrë 84 masa administrative ndaj subjekteve të ndryshëm me një vlerë prej 26 milionë lekësh. Në muajin dhjetor inspektorati ka marrë masa vetëm ndaj një subjekti për shkak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor me një vlerë 150 mijë lekë.

Ndërkohë në nëntor numri i subjekteve të penalizuara ishte 9 ku edhe në këtë rast arsyeja kryesore kishte të bënte me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor për të ushtruar aktivitetin. Po kështu nuk kanë munguar masat përsëritëse ndaj subjekteve që nga kontrollet e mëparshme u ishin lënë detyra për rinovimin e dokumenteve specifike.

Më herët gjatë vitit 2019 qeveria njoftoi nisjen e një aksioni specifik kryesisht në fushën e hidrokarbureve ku në fokus u vunë rafineri, pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Kjo erdhi në funksion të uljes së informalitetit ku u nënvizua se do të kontrolloheshin të gjithë elementët e tregut përfshirë pikat e pakicës për kolaudimin e pompave.

ISHTI u ndal gjatë 2019 edhe në  disa pika të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë vënë në fokus të kontrolleve dhe ndaj tyre është marrë masë administrative kjo e nxitur nga disa aksidente me pasojë të rëndë.

Të tjerë janë qenë subjekte private në fushën e hotelerisë apo restorante të cilëve u është gjetur në përdorim rezervuar gazi por për të cilin nuk disponoheshin dokumentet që sanksionon kuadri ligjor. Ky aksion me fokus enët nën presion zë vend zakonisht përgjatë verës në bregdet por nuk përjashton edhe aksionet përgjatë gjithë vitit dhe në gjithë vendin.

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV