Sulmi me armë në Allias, dëshmon vajza e çiftit: Autorët të veshur njësoj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi me armë i një nate më parë, në vilën e një çifti biznesmenësh, në Allias, ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës.

Që prej orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme e deri sot në mëngjes e gjithë Tirana ka qenë nën mbikëqyrjen e postblloqeve policore duke bërë të mundur kështu këqyrjen e të gjitha mjeteve të dyshimta.

Por përveç fakteve të mbrëmshme, që lidhen me dhunimin, grabitjen dhe bastisjen e vilës së tyre, policia pas më shumë se 10 orësh nuk ka asnjë informacion për ngjarjen. Janë shoqëruar me dhjetëra persona po pa mundur dot të nxjerrin asnjë të dhënë.

Dëshmia e parë është e vajzës së çiftit. Ajo ka dëshmuar çfarë ka parë ato momente përleshjeje të dhunshme dhe nxjerrje armësh nga ana e maskave. Më pas prindërit të gjakosur në dysheme.

Sigurisht policia ka vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes edhe pse shtëpia e sulmuar gjendet vetëm pak metra një komisariati nr 4 i policisë.

Grabitja

Sipas të dhënave të policisë mësohet se burë dhe grua, Petrit Laze 61-vjeç dhe Afërdita Laze 59-vjeçe, janë qëlluar me armë zjarri në vilën e tyre. Dy persona të maskuar dhe të armatosur u futën për t’i grabitur, por hasën në rezistencë.

Megjithatë pas plagosjes se çiftit, maskat kanë mundur ta kthejnë shtëpinë përmbys dhe ende nuk dihet nëse kanë mundur të grabisin ndonjë gjë, pasi të plagosurit nuk janë në gjendje të japin detaje.

Sipas të dhënave spitalore, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi ka marrë një plumb në bark, ndërsa gruaja paraqitet në gjendje më të stabilizuar, teksa ka një plagë në kofshë.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane njofton për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë

Ekspertët kanë marrë banesën nën kontroll që mbrëmë me qëllim mos prishjen e provave dhe të gjurmëve! Vajza ka arritur t`i shohë dy autorët.

Ajo iu ka thënë hetuesve se bëhet fjalë për persona të dhunshëm dhe përveç maskave ata kanë patur edhe dorashka dhe të njëjtat rroba të veshura.

Policia ka nisur krahasimin e disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në atë zonë për të mësuar detaje të ngjashme. Pritet dëshmia e Afërditës.

Nuk dihet ende nëse ndonjë kamera në rruhen Njazi Meka të ketë regjistruar autorët. Policia dyshon se ata janë larguar nëpër lagje dhe kanë dalë në zonën e Babrroit. /Fjala.al/

Të fundit

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë...

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një kryeministri që...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit/ E papranueshme heshtja!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, thirrje që u bënë...

Lajme të tjera

Web TV