Video/ Shënoi nga asisti i Dybalas, Ronaldo puth sulmuesin në buzë

Juventusi fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj skuadrës së Parmës, në një takim që rezultoi më i vështirë seç pritej nga skuadra bardhezi.

Ashtu siç pritej Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist i “Zonjës së Vjetër” duke shënuar të dy golat e saj.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në këtë ndeshje sesa fitorja ka qenë një moment festimi i njërit prej golave të Ronaldos që u asistua nga sulmuesi Pauolo Dybala.

Gjatë festimit të golit nga kamerat është kapur një moment ku Ronaldo e puth në buzë Dybalan edhe pse duke t se nuk ishte e qëllimtë. Megjithatë kjo video është bërë menjëherë virale dhe të shumtë janë ata që kanë qeshur e janë tallur me lojtarët e Juves.

Kujtojmë se kjo fitore e shkëput Juventusin me 4 pikë nga vendi i dytë i Serisë A që mbahet nga Interi, ndërsa këta të fundit në ndeshjen e javës me Lecce-n nuk arrit të merrnin më shumë se një pikë./Fjala.al/