Zëvendësoi Memushajn, trajneri jep dorëheqjen pas kërcënimit të shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Pescarës, Daniele Sebastiani ka dhënë dorëheqjen pas përplasjes që ka pasur me mesfushorin e Kombëtares shqiptare Ledian Memushaj.

Tekniku i dy shqiptareve, Elhan Kastratit dhe Memushajt përmes një deklarate ka bërë me dije se është tërhequr nga stoli i Pescarës. Rikujtojmë se para disa ndeshjesh, menaxheri në fjalë dhe lojtari kanë pasur një zënkë verbale, pas një zëvendësimi që trajneri i kishte bërë pak minuta para përfundimit të lojës.

Vendimi i trajnerit, për ta ulur kapitenin e Pescarës në stol e ka acaruar shumë shqiptarin, duke bërë që të kërcënojë edhe me largim nga klubi.  Është dashur ndërhyrja e presidentit të klubit që vlonjate të qetësohej dhe të bindej për qëndrimin e tij në skuadër.

Konflikti i trajnerit me kapitenin e skuadrës së Pescarës dhe kërcënimi i këtij të fundit për largim nga kjo gjë, ngre dyshimet se dorëheqja e menaxherit të klubit që luan për Serinë B të lidhet pikërisht me këtë çështje.

Në deklaratën e tij, Sebastiani ka shprehu mirënjohje ndaj anëtarëve të stafit të Pescarës,or nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkaqet që e çuan të marrë këtë vendim.

“Me keqardhje njoftoj dorëheqjen time të panegociueshme nga pozicioni i trajnerit të Pescarës, duke theksuar se ngjyrat e këtij klubi për mua janë shumë të rëndësishme. Falenderoj shoqërinë që më dha mundësinë të drejtoj këtë ekip dhe një mirënjohje shkon për anëtarët e stafit”.-u shpreh Daniele Sebastiani./Fjala.al/

Të fundit

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

Lajme të tjera

Web TV