Kajmaku fiton tenderin “në arrati”, reagon PD: Dëshmi e korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tender i Ministrisë së Brendshme, me vlerë 5 milion lekë, është fituar nga kompania e bashkëshortes së Agim Kajmakut, ish- kryebashkiaku i Vorës, ndërkohë që ky i fundit ndiqet nga policia.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan se fakti që Agim Kajmakut, i janë dhënë miliona lekë, dëshmon se Edi Rama, di vetëm të plaçkitë paratë e shqiptarëve me kriminelë dhe oligarkë të korruptuar.

Sipas Bardhit, ky tender duhet anuluar, dhe se paratë e shqiptarëve, nuk mund ti marrë një i arratisur, që e ka vendin në burg.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Faktet janë të pakundërshtueshme:

  1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
  2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
  3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
  4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor 2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anuluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!

Të fundit

Plas sherri në “Big Brother”, banori i ri puth Eglin, shpërthen Gjesti: Mos e prek…

Mjaftuan vetëm pak orë që banori më i ri i “Big Brother Vip”, Vserlo, të kthente shtëpinë “përmbys”. Pas përfundimit...

Megi humbi jetën ditën e Dashurisë, çifti ishte fejuar dy muaj në parë!

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani...

Pse evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Donald Trump?!

Tradhtia e Ukrainës është një paralajmërim i fundit për Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj kontinental që të investojnë më shumë energji dhe...

Mbreti Charles uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Në letrën e Mbreti...

Media amerikane: Gjirokastra, destinacioni për t’u eksploruar gjatë vitit 2025

Sipas raportit të kompanisë amerikane të udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak...

Lajme të tjera

Web TV