Dorëhiqet drejtori i BBC

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall, do të dorëhiqet në verë, njoftoi të martën transmetuesi britanik. Në një mesazh drejtuar stafit, në të cilin shpjegonte vendimin e tij, Hall tha se do të largohej në mënyrë që të lejonte një ekipi të ri drejtuesish të çonin përpara organizatën.

BBC është një rrjet i financuar publikisht dhe formati i tij rishikohet çdo 11 vite nga qeveria britanike. Pas largimit nga transmetuesi, Hall do të bëhet kryetar i bordit të Galerisë Kombëtare.

Ai ka shërbyer në këtë bord që nga nëntori 2019. “Ka qenë një vendim i vështirë për mua. Unë e dua BBC. Jam i dhënë pas vlerave dhe rolit që ne kemi në vend dhe pas asaj që ne bëjmë globalisht”, shkruante Hall në letrën e tij. BBC po përballet me një mori polemikash për shkak të hendekut të pagave mes gjinive, që është hetuar madje edhe nga komisioni për barazinë dhe të drejtat e njeriut në Britani.

Të hënën, një prezantuese radiofonike, Sarah Montague, zbuloi se ajo kishte arritur një marrëveshje 520 mijë dollarëshe me BBC për pagën dhe se organizata i kishte kërkuar asaj ndjesë se e kishte trajtuar në mënyrë të padrejtë për vite. Sipas sondazheve, BBC nuk është më burimi më i besueshëm i lajmeve në Britani. 69 për qind e të anketuarve, thonë se ata i besojnë pjesërisht BBC.

Kjo është më pak se 73 për qind e të anketuarve që thanë se i besojnë burimeve rivale të BBC, si ITV News, por pak më shumë se 55 për qind i besojnë Sky News.

Të fundit

U përdor në Luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për avionin që bombardoi Iranin?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ndaj objekteve...

“U shkel karta e OKB-së”, Irani reagon pas sulmeve të SHBA: Kjo ngjarje do të ketë pasoja

Në fjalimin e tij të parë publik pas sulmeve amerikane, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar. “Shtetet...

SHBA futet në luftë, bombardon Iranin

Donald Trump thotë se SHBA ka përfunduar sulmet ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahanin. “Kemi përfunduar me sukses të plotë...

Vranësira dhe temperatura deri në 36 gradë Celsius, parashikimi për ditën e diel!

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar...

Vdekja e asistuar, shpresoj të jetë shkrimi i fundit që më duhet të shkruaj mbi të

Polly Toynbee* Deputetë, lexoni këtë tmerr përpara se të votoni sot. Ja si po vdesin disa njerëz aktualisht, ngadalë, në agoni vdekjeprurëse, që nuk shërohet...

Lajme të tjera

Web TV