Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e vdekjes, homazhe për ish-presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ceremoni të shumta janë mbajtur në Kosovë me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës, presidentit historik të saj.

Ato nisën me homazhe tek varri i tij në Velani e vizita në familjen Rugova, ndërsa LDK mbajti dhe një event përkujtimor.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi atë me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës. Rugova u zgjodh 23 dhjetorin e vitit 1989 si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

Hashim Thaci kujtoi kontributin e madh të ish presidentit në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bëri homazhe tek varri e më vonë kujtoi se “Kosovën e presin sfida të mëdha, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë”.

Homazhe ka bërë edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi i cili theksoi se sot kujtohet kontributi i ish-presidentit për lirinë e Kosovës.

Albin Kurti citoi historianian britanik Noel Malcolm të theksonte se Rugova, në njërën anë, i bashkoi shqiptarët e Kosovës kundër Serbisë, e në tjetrën, e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

Edhe ish- kryeministri Sali Berisha ka kujtuar Presidentin e Parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 14- vjetorin e vdekjes së tij. Ai e quan Rugovën, arkitekt të Kosovës së pavarur dhe i krahason cilësitë e tij me ato të Mahatma Gandit, me aftësi të rralla diplomatike, këmbëngulje të palëkundur dhe paqësore.

Ibrahim Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar[1]. Rugova mbante titullin Doktor.

Lexo edhe :  Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhëhoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavarësi e Demokraci dhe qe më vonë do te transformohej ne Parti Politike dhe Rugova ishte kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur ndërroi jetë

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës[4][5]. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

Pas një sëmundje të rëndë më 21 janar të vitit 2006, Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV