Inspektorët tatimorë me GPS për ryshfetet dhe gjobat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektoret tatimore, sidomos ato të terrenit do të pajisjen me sistem GPS gjurmimi në mënyrë që të kontrollohet në çdo kohë vendndodhja e tyre, nëse është në përputhje me autorizimet e kontrolleve që ka lëshuar institucioni. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në një takim me media  tha se sistemi i GPS i gjurmimit do të përdoret për të rritur eficencën e kontrollit të punonjësve tatimorë. Çdo inspektor do pajisjet me një tabletë, e cila jo vetëm do të gjurmojë vendndodhjen e tyre, por do të mundësojë edhe automatizimin e procesit të vendosjes së penaliteteve.

“Penalitetet do të vendosen në tablet do të integrohen automatikisht në sistem dhe ne do të dimë si vendodhjen e inspektorit ashtu edhe kohëzgjatjen e vizitës së tij dhe nëpërmjet statistikave të brendshme do të arrijmë të gjurmojmë edhe sjelljen e parregullt të inspektorëve. Sistemi GPS synon të rrisë si eficencën në evidentimin e penaliteteve ashtu edhe në eficencën në kontrollin e akteve të parregullta të inspektorëve” tha Ibrahimaj.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se, viti 2019 nuk ka qenë i mbarë për tatimet në drejtim të grumbullimit te të ardhurave. “Ka pasur një mosrealizim të të ardhurave kryesisht të TVSH-se, por plani operacional i këtij viti synon që të ketë një realizim më të mirë të të ardhurave, shtoi ajo.

 

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV