Zhbllokohet sfida Teuta-Laçi, pas 54 minutave vjen goli i parë

Ka ardhur goli i parë në ndeshjen Teuta-Laci që është duke u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”.

Pas plot 54 minutave lojë, kurbinasit kanë arritur që të zhbllokojnë rezultatin dhe të kalojnë në avantazh.

Ishte mbrojtësi Rudolf Turkaj ai i cili ka shënuar në portën e “Djemve të detit” dhe ka siguruar një fitore momentale të skuadrës së tij.

Teuta vjen në këtë ndeshje pas 2 triumfesh radhazi, ndërsa Laçi nga ana tjetër kanë  regjistruar humbje në fundin e vitit 2019-të.

Duhet rikujtuar gjithashtu se në takimin e fundit midis këtyre dy skuadrave fitues ishte ekipi i Laçit, i cili mundi “Djemtë e detit” me rezultatin e thellë 3-0.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila,  Trajner: Edi Martini

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu/Fjala.al/Katerina Tafa/