Ju duhen 4 minuta në ditë duke aplikuar vajin hidratues në lëkurën e fytyrës dhe pastaj 2 minuta duke përdorur një krem pastrues. Pasi të kryhet kjo, kaloni edhe 4 minuta duke e shpërlarë lëkurën me ujë.Ky lloj procesi pastrimi njihet si pastrimi me 2 faza.
Për të pastruar lëkurën me shumë kujdes, mund të përdorni një sfungjer të veçantë Konjac – ky është një sfungjer që prodhohet nga rrënjët e bimës Konjak me origjinë aziatike.Para se ta përdorni atë, lëreni të zhytur në ujë të ngrohtë për disa minuta në mënyrë që të bëhet sa më i butë. Pastaj shtrydheni pak dhe pastroni fytyrën tuaj duke përdorur lëvizje rrethore, duke filluar nga balli dhe duke lëvizur poshtë për në mjekër.
Mbani me vete syze dielli dhe çadra! Në radhë të parë, është një mënyrë efektive për të mbrojtur lëkurën tuaj ndaj rrezeve të dëmshme të diellit që mund të na ndikojnë edhe në një ditë të mbuluar me re.
Nga ana tjetër, shumica e femrave përdorin krem SPF për të mbrojtur veten nga efektet e plakjes të nxitura nga rrezet e diellit.