KLSH: Peshkimi rrezikon të mbyllet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e kuadrit ligjor rrezikon sektorin e peshkimit. Ky është përfundimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi të kryer në harkun kohor të tre viteve për këtë sektor. Në këtë auditim u analizua performanca e strukturave përgjegjëse lidhur me zbatimin e politikave dhe legjislacionit për peshkimin dhe akuakulturën, niveli i përmbushjes së Objektivave Specifike të Zhvillimit të vendosura në Strategjinë Kombëtare të Peshkimit 2016-2021, si dhe procesi i monitorimit-kontrollit-vëzhgimit-inspektimit të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës.

Sipas raportit të KLSH-së, problematikat më të mëdha janë në mungesën e një kuadri ligjor të plotë, teksa ai aktual ka dështuar për të mbuluar të gjithë aktivitetin e peshkimit dhe akuakulturës, ndër të cilat nënvizon mosmiratimin e Zonave të Përcaktuara për Akuakulturë, e cila ka penguar zhvillimin e këtij sektori.

Një ndër problematikat më të mëdha të evidentuara nga KLSH, është kryerja e aktivitetit nga Anijet e peshkimit pa qenë të pajisura me pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik kjo në kundërshtim me Ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar. Si rezultat është e pamundur të kryhet vëzhgimi i aktivitetit të anijeve të peshkimit, identifikimi dhe lokalizimi i tyre automatik pasi ato nuk mund të transmetojnë automatikisht të dhënat mbi identifikimin, datën dhe orën e pozicionit, shpejtësinë dhe kursin e anijes, të dhënat mbi të gjitha sasitë për secilin lloj të zënë dhe të mbajtur në bord, etj. Mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, pa regjistruar dhe parregulluar.

Gjithashtu, KLSH nënvizon se, portet e peshkimit të vendit tonë menaxhohen në mënyrë jo efektive dhe kanë probleme të dukshme në infrastrukturë.

Lexo edhe :  BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

“Asnjë nga katër portet e peshkimit nuk ka kapacitet e duhura ankoruese për të gjithë flotën e peshkimit. Këto hapësira zvogëlohen edhe më shumë duke marrë parasysh anijet e zhytyra (portet e peshkimit Vlorë dhe Shëngjin), zënien e hapësirave të ankorimit nga mjetet private turistike (porti i peshkimit VLorë) apo mungesën e bankinave ankoruese. Asnjë nga katër portet e peshkimit nuk ka kantier për riparimin e anijeve të peshkimit (as në portin e ri të peshkimit Durrës i bërë funksional në janar të vitit 2019). Peshkatarët duhet të gjejnë në mënyrë individuale mundësitë e riparimit dhe kjo përbën një problem madhor për zotëruesit e mjeteve të peshkimit duke pasur parasysh moshën e vjetër që ka flota jonë e peshkimit (mosha e flotës 40 vjeçare krahasuar me mesataren e BE-së prej 21 vjeçare) dhe kostot që ka për peshkatarët riparimi i tyre. Të gjitha portet e peshkimit kanë probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Në portin e peshkimit Vlorë një pjesë e konsiderueshme e hapësirave është e zënë me mjetet e sekuestruara nga Policia Rrugore. “-thuhet në raportin e auditimit.

Si përfundim, masat e marra nga MBZHR në vitet 2016-2018 për menaxhimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës nuk kanë qenë të mjaftueshme, nënvizon KLSH. Sipas saj, ka nevoja emergjente për plotësimin e kuadrit ligjor të peshkimit dhe akuakulturës, riorganizimin e duhur strukturor të MBZHR-së në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Peshkimit, mbulimin me inspektim të të gjithë zinxhirit të aktivitetit të peshkimit dhe sigurimin e mjeteve logjistike në dispozicion të inspektorëve të peshkimit si dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të porteve të peshkimit dhe ekonomive të akuakulturës.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV