Liverpool sërish kampion, skuadra më e drejtë në 35 liga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool mund të cilësohet si skuadra më e drejtë në të gjithë Evropën, pasi është ekipi që ka shkaktuar më pak faulle se të gjithë në plot 35 liga të këtij kontinenti.

Djemtë e drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp kanë bërë fillimin më të mirë të një sezoni në të gjithë historinë e Premierë Ligës, duke lënë pikë në vetëm një ndeshje.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, CIES, “Reds” janë statistikisht skuadra më e “drejtë” në Evropë.

Klubi anglez ka bërë vetëm 8.1 faullesh për ndeshje këtë sezon që është edhe statistika më e ulët në të gjitha kampionatet e futbollit në kontinent.

Megjithatë, Observatori i Futbollit thekson se: “kjo lidhet pjesërisht me stilin më pak të rreptë të gjyqtarëve në Premier Ligë”, të cilët japin 20.4 faulle për lojë në krahasim me një mesatare prej 27.2 faullesh në ligat e tjera të këtij sporti./Fjala.al/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV