Shtohen vështirësitë, bizneset marrim borxh për të shlyer borxhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset zhyten në borxhe. Huat nga bankat nuk janë marrë për të zgjeruar biznesin por të shlyer borxhet e vjetra. Banka e Shqipërisë bën të ditur se borxhi për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018. Sipas raportit të bankës

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej. Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Si faktorë me ndikim në shtimin e kërkesës për kredi u raportuan nevojat më të larta për rifinancimin e borxheve ekzistuese dhe ristrukturimin e kompanive; si edhe financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit u perceptua si një faktor i favorshëm për zgjerimin e kërkesës për kredi.

Por edhe bizneset që janë drejtuar në banka më së shumti kanë kërkuar që të financojnë nevojat për likuiditet dhe të rifinacojnë borxhet se sa të investojnë. Kërkesa për kredi investimesh ka pësuar rënie. Me mbi 15 për qind në tre mujorin e fundit të 2019, ndërsa bankat kishin projektuar rënie kaq të fortë.

Për tremujorin e parë të vitit 2020, bankat u shprehën se presin një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, e shtrirë në të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit, por e kufizuar vetëm në kreditë dhënë me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet. Kredia për investime, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë e ulët edhe në tremujorin e parë të vitit 2020.

Lexo edhe :  Parkimet me pagesë në Tiranë kthehen në investimet më me leverdi

Bankat janë më të prirura të japin hua, por nga ana tjetër janë bizneset që kanë ulur kërkesën për kredi, sidomos për investime. Ulja e kërkesës u ndikua nga ndjesia e bizneseve për situatën ekonomike dhe perspektivën e saj, si edhe nga besimi i biznesit dhe pritet të vazhdojë dhe në tremujorin e parë 2020. Në rënie ishte dhe kërkesa e individëve, si për kredi konsumatore, ashtu dhe për blerje banese, ndonëse kjo e fundit pritet të përmirësohet në pjesën e parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e katërt, I cili bazohet në opinionet e bankave tregtare. Sipas vrojtimit, standardet e kreditimit për bizneset u lehtësuan disi në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e lehtësimit në kategorinë e kredive dhënë për bizneset e vogla e të mesme.

Të fundit

Rama flet nga “komanda e përgjithshme”/ Është e domosdoshme që vota të hidhet!

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, u ka bërë thirrje zgjedhësve që ende nuk kanë dalë...

Zgjedhjet/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 13:00

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. -Ora 13:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të...

Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë

Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një konferencë për media ditën e sotme, nga ku u kërkoi qytetarve që...

“Të refuzojmë qeverinë Rilindase”/ PD Shkodër shkel heshtjen zgjedhore

PD Shkodër ka shkelur heshtjen zgjedhore duke sulmuar politikisht kryesocialistin Edi Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci, përmes një deklarate publike. "Sot është një ditë e...

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV

Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të Qendrës së...

Lajme të tjera

Web TV