Gjoba e pezullime, Komisioni i Disiplinës i FSHF-së merr 27 vendime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java e 18-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me një sërë përplasjes e pakënaqësish ndaj vendimeve të arbitrave që gjykuan këto ndeshje.

Madje në këto ndeshje pati raste ku trajnerët hynë në fushë siç ndodhi kur tekniku i Bylisit, Vejko Dodevan protestoi ndaj vendimit të arbitrit pas golit të dytë të Tiranës, për të cilin u vendos pezullim i dy ndeshjeve.

Skuadra e Skënderbeut nga ana tjetër u dënua me gjobë prej 50.000 lekësh të reja për sjelljen e dhunshme të tifozëve.

Ndërsa, për deklaratat e trajnerit të Luftëtarit, Artur Dadaj ndaj gjyqtarit të ndeshjes dhe Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur një hetim disiplinor.

Megjithatë në listën e dënimeve të dhëna nga Komisioni Disiplinor janë përfshirë edhe kampionate të grupmoshave.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së:

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.
  2. FK Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.
  3. KF Tirana, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.
  4. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55 /2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i Flamurtari FC Denis Pjeshka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Të çelë hetim disiplinor lidhur me deklaratat zyrtare të zyrtarit të KF Luftëtari, z.Artur Dadaj.
  7. KF Dinamo, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  8. KF Pogradeci për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a. të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  9. Ekipi i KF Spartaku në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  10. KF Kamza për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Sopoti, në bazë të nenit 54/1 të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  11. Lojtari i KF Memaliaj Kristi Shehu për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në baze të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  12. Lojtari i KF Memaliaj Xhulio Mirani për sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  13. Lojtari i KF Memaliaj Xhulio Lala për sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  14. Lojtari i KF Oriku U-19 Elvis Dalipaj për goditje me grusht ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  15. Lojtari i KF Oriku U-19 Luca Korcini për goditje me grusht ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  16. Lojtari i KF Oriku U-19 Rei Rexho për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  17. Lojtari i KF Partizani U-19 Klei Carcani për goditje me grusht ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  18. Lojtari i KF Partizani U-19 Semi Bici për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  19. Lojtari i KF Partizani U-19 Holger Xhameta për goditje me grusht ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  20. Lojtari i KF Partizani U-19, Elvis Çela për dhunë ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  21. KF Luftëtari U-19 për mosparaqitje në ndeshjen e Kupës kundër Term FC në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
  22. KF Pogradeci U-19 për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
  23. KF Vlora U-17 për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0
  24. Lojtari i KF Teuta Anxhelo Duka për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në baze të Nenit 48/1/a dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
  25. Ekipi i KF Pogradeci U-17 për mosparaqitje ne ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0
  26. Ekipi i KF Luftëtari për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
  27. Lojtari Jurgen Rucaj i KF Shkëndija në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet./Fjala.al/

Të fundit

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lajme të tjera

Web TV