Protestoi ndaj arbitrit, disiplina ndëshkon trajnerin e Bylisit

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në ndeshjen e djeshme midis skuadrës së Tiranës dhe asaj të Bylisit, ku trajneri i këtyre të fundit, Vejko Dovedan ka hyrë në fushë dhe protestuar ndaj vendimit të gjyqtarit.

Ky reagim i Dovedan ka ardhur pas golit të lojtarit të Tiranës Michael Ngoo në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Ky veprim është dënuar nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka vendosur që të pezullojë me dy ndeshje teknikun e Bylisit.

“Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55 /2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.”-shkruhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës./Fjala.al/