Raporti i TI/ Tabaku: Koha t’u japim kumbarëve goditjen e merituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të raportit të Transparency International mbi korrupsionin, ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Demokratja thekson se në Shqipëri 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive dhe taksat shkruhet në zyrën e oligarkëve.

Tabaku shton se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon, dhe në krahasim me raportin e 2018, ka humbur 7 vende në renditje.

Por ish- deputetja tregon edhe rrugën e shpëtimit, duke theksuar se duhet një qeveri që komandohet jo nga zyrat juridike të oligarkëve por që harton ligjet për qytetarët. Po ashtu ajo thotë se duhet një Reformë Zgjedhore që rregullon financimin e partive si dhe shfaq transparencën në tenderat dhe konceisonet.

STATUSI I JORIDA TABAKUT

Shqiperia me indeksin e demokracisë më dobët dhe me korrupsion më të madh se 2018, bie me 7 vende.

Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride siç Indeksi i Demokracisë së The Economist raporton. Transparency International dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie me 7 vende në raport me një vit më parë.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit. Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.

Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Pikërisht nën këto standarte ne sot gjendemi të renditur më keq dhe kjo renditje dëshmon realitetin e Shqipërisë përballë korrupsionit.

Lexo edhe :  Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet.

Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeverisjes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsionit t’u japim goditjen e merituar. /Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV