Studim/ Sipërfaqja e Marsit ka kushtet që të zhvillohet jeta si në Tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se uji në Mars ka qenë zanafilla nga e cila është krijuar jeta. Planeti Mars konsiderohet si një nga “shtëpitë e mundshme” për jetën e huaj në sistemin tonë diellor.

Studimet e mëparshme kanë treguar që planeti i kuq dikur ka qenë shtëpia e liqeneve me ujë të rrjedhshëm, por ende nuk ka ndonjë dëshmi që aty ka pasur jetë dikur.

Në përpjekje për të kuptuar se si mund të dukej Marsi i lashtë dhe nëse ishte i banuar, shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë kiminë e ujit që ka qenë në planet bilion vite më parë.

Ata e bëjnë këtë për të parë materialet e mbetura mbi planetin sot, të cilat mund të ofrojnë një të dhënë për mënyrën sesi ai dukej dikur.

Të dhënat e fundit të marra nga “Curiosity Nasa” në sipërfaqe tregojnë se uji që mendohet se dikur kishte mbuluar sipërfaqen e planetit, mund të kishte përbërësit e duhur për të mbështetur çdo jetë mikrobike që formohej në planet.

Studimi i ri analizoi sedimentet që duket se kishin mbetur në liqene në Kraterin Gale të Marsit. U zbulua që ato dukeshin se ishin formuar në prani të ujit të lëngshëm që kishte një pH të ngjashëm me atë në oqeanet e Tokës.

Kjo tregon që sipërfaqja e hershme e Marsit do të kishte qenë lloji i vendit që mund të kishte shërbyer si një shtëpi për jetën, si ajo në Tokë.

Të fundit

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV