Të rinjtë priren drejt punëve tradicionale, pavarësisht bumit teknologjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adoleshentët po shmangin punët dixhitale dhe po aspirojnë të punojnë në profesionet më të njohura tradicionale – si mësues, mjekë ose veterinerë – megjithë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në fushën e punësimit, sipas një studimi global të zhvilluar së fundmi.

Pritshmëritë e karrierës së të rinjve janë përqendruar në më pak profesione gjatë dy dekadave të fundit pavarësisht zhvillimit të mediave sociale dhe teknologjisë , sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Profesionet tradicionale nga shekujt XIX dhe XX, të tilla si avokatët dhe oficerët e policisë, vazhdojnë të kapin imagjinatat e të rinjve në të gjithë botën, siç ndodhte gati 20 vjet më parë. Gati gjysma e të rinjve në mbarë botën aspirojnë të punojnë në 10 nga profesionet më të zakonshme.

Andreas Schleicher, drejtor i arsimit dhe aftësive të OECD, tha: “Sondazhet tregojnë se shumë adoleshentë nuk kanë dijeni për llojet e reja të vendeve të punës që po shfaqen, veçanërisht si rezultat i dixhitalizimit.”

“Është një shqetësim i vërtetë që shumë të rinj po zgjedhin punën e tyre të ëndrrave nga një listë e vogël e profesioneve më të njohura, tradicionale, si mësuesit, avokatët ose menaxherët e biznesit,” tha ai.

Raporti zbuloi se midis djemve dhe vajzave që janë të talentuar në shkencë, djemtë kanë më shumë gjasa të punojnë në shkencë dhe inxhinieri.

10 profesionet e para të cituara nga djemtë kanë ndryshuar shumë pak që nga viti 2000 – por vajzat tani kanë më shumë gjasa të duan të jenë arkitekte, oficere policie dhe dizajnere më shumë sesa parukiere, shkrimtare apo sekretare./Fjala.al/Burimi: The Indipendent

Të fundit

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras,...

Mbi 30 mln paund/ Sa do të paguajë CEO i Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila...

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Lajme të tjera

Web TV