Trump minimizon lëndimet në kokë të marra nga trupat e SHBA në Irak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump i minimizoi lëndimet në kokë të marra nga trupat amerikane si pasojë e sulmit me raketa nga Irani ndaj dy bazave ajrore në Irak.

“Kam dëgjuar se ata kanë dhimbje koke dhe disa gjëra të tjera … dhe mund të them se nuk bëhet fjalë për diçka shumë serioze”, tha zoti Trump në një konferencë për shtyp në Davos të Zvicrës. Ai argumentoi se dëmtimet e mundshme traumatike të trurit janë më pak të rënda sesa siç tha ai, humbja e ndonjë prej gjymtyrëve.

“Nuk i konsideroj lëndime shumë serioze në krahasim me dëmtimet e tjera që kam parë”, tha presidenti. “Kam parë atë që Irani u ka bërë trupave tona me bombat në anë të rrugës. Kam parë njerëz pa këmbë e pa krahë. Kam parë njerëz që ishin plagosur në mënyrë të tmerrshme në atë zonë. Ndaj nuk i konsideroj këto lëndime serioze”, shtoi ai.

Presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se gjatë sulmit me raketa nga Irani më 8 janar nuk u dëmtua asnjë amerikan. Teherani sulmoi në shenjë hakmarrje ndaj sulmit amerikan me dron gjatë të cilit u vra gjenerali më i fuqishëm ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani.

Çështja e viktimave në mesin e trupave amerikane ishte tejet e rëndësishme në atë kohë pasi zoti Trump përmendi faktin se asnjë amerikan nuk u vra apo u plagos gjatë sulmit, si arsye të vendimit të tij për të mos u hakmarrë më tej, duke rrezikuar një luftë më të gjerë me Iranin.

Por në ditët pas sulmit ekzaminimet mjekësore përcaktuan se disa nga trupat amerikane që ndodheshin në bazat e sulmuara nga Irani po vuajnë nga simptoma të goditjes së trurit. Javën e kaluar 11 ushtarakë amerikanë u dërguan nga Iraku në qëndra mjekësore amerikane që ndodhen në Gjermani e Kuvajt për vlerësim të mëtejshëm të simptomave të tyre.

Lexo edhe :  “Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Të martën zyrtarë amerikanë të mbrojtjes njoftuan se të tjerë trupa amerikane ishin larguar nga Iraku për ekzaminime nisur nga dyshimet për goditje të trurit. Numri i personelit ushatarak amerikan shtesë që është nisur në Gjermani nuk dihet ende, por zyrtarët thonë se bëhet fjalë për një numër të vogël.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai ishte i informuar lidhur me simptomat e goditjes së trurit që kanë pësuar anëtarë të personelit ushtarak amerikan, disa ditë pas sulmit.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV