Afrika vuan pushtimin më të madh të karkalecave të shkretëtirës në 25 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afrika Lindore është goditur nga pushtimi më i madh i karkalecave të shkretëtirës , tha të premten Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë.

A motorcyclist driving through a desert locust swarm in Kenya on 21 January 2020.

Kjo situatë paraqet një kërcënim të madh për sigurinë ushqimore në të gjithë nën-rajonin, ku mbi 19 milion njerëz në Afrikën Lindore tashmë po përjetojnë një shkallë të lartë të pasigurisë ushqimore, tha agjensia. Në Kenia, është pushtimi më i madh në 70 vitet e fundit, dhe qeveria thotë se popullsia është nën kërcënim. Tufat e karkalecave të shkretëtirës kanë shkatërruar kullotat në qarqet e prekura, por nëse përhapen në jug të Kenias, ata mund të dëmtojnë plantacionet e kafeve.

Qeveria po investon 5 milionë dollarë për të menaxhuar dëmet dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të karkalecave duke forcuar kontrollet në tokë dhe në ajër.

A man walks through a locust swarm in Kenya on 22 January 2020, Samburu County, Ololokwe, Kenya.

“Ky pushtim i tanishëm i karkalecave të shkretëtirës është dukshëm më i madh në madhësi dhe shkallë nga sa kishte provuar më parë në Kenia dhe e gjithë Afrika Lindore,” tha Dr. Stephen Njoka, CEO i Organizatës së Kontrollit të Karkalecave të Shkretëtirës për Afrikën Lindore.

Kushtet e parregullta të motit dhe klimës në vitin 2019, përfshirë shirat e dendur midis tetorit dhe dhjetorit, dyshohet se kanë kontribuar në përhapjen e karkalecave në rajon./Fjala.al/Burimi: CNN

Të fundit

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV