Gjermania vijon të hetojë dhe të përballet me krimet e nazizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para 75 vjetësh Ushtria e Kuqe liroi ata pak të mbijetuar që kishin mbetur në kampin e përqendrimit Auzhvic. Mbi një milionë vetë u vranë atje, kryesisht hebrej. Më 1996, 27 janari me nismën e presidentit të Gjermanisë, Roman Herzog u shpall zyrtarisht dita përkujtimore për viktimat e nacionalsocializmit, më 2005 OKB-ja pasoi duke e shpallur këtë datë si ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Vitet e fundit në Gjermani sërish është forcuar antisemitizmi, aktet e dhunës me sfond antisemitizmin janë shtuar e madje gjermanët e besimit hebre gjithnjë e më shpesh po sulmohen hapur nëpër rrugë.  Pika kulmore tragjike u shënua me sulmin në Halle më 9 tetor 2019: ky sulm ishte një përpjekje për të mësyrë në ditën e kulmit të festës hebreje Jom Kippur në sinagogë dhe për të vrarë të 51 besimtarët e mbledhur atje.

Sa e rëndësishme është për gjermanët në këto kohë kultura e kujtesës ndaj Holokaustit? Deutsche Welle autorizoi infratest dimap, që të hulumtojë këtë pyetje. Institucioni infratest dimap për hulumtimin e opinioneve shoqërore zhvilloi një sondazh reperzentativ përmes 1018 intervistave telefonike. Rezultatet janë, sikurse shprehet përmbledhtas studiuesi Roberto Heinrich, “në pjesën më të madhe qetësuese”.

Shumica e gjermanëve e pranojnë përgjegjësinë

Të pyetur “nëse mendoni për nacionalsocializmin a do të thonit, që krimet e nacionalsocializmit kujtohen shumë, me masë apo fare pak?”, më shumë se gjysma e personave të pyetur thanë, se kultura e kujtesës është në masën e duhur. Një në katër gjermanë mendon, se kjo kujtesë është e tepruar dhe një në gjashtë gjermanë në të kundërt, mendojnë, se në Gjermani kujtohen fare pak krimet e nacionalsocializmit.

“Së fundi dikush tha, se: ‘tani pas 75 vjetësh të fundit të Luftës së Dytë Botërore ne nuk duhet të merremi më kaq shumë me kohën e nacionalsocializmit, por duhet ta mbyllim këtë kapitull.’ A do të thoshit që ai ka të drejtë, apo jo?”, ishte pyetja e dytë.60 për qind e të anketuarve – me shumicë të qartë – u përgjigjën, se janë kundër mbylljes së këtij kapitulli. 37 përqind do të preferonin që t’i lihet tashmë së shkuarës koha e nacionalsocializmit. Në këtë drejtim ka një rritje krahasuar me hulumtimet e realizuara në dy vitet e shkuara nga “Memo Deutschland – Multidimensionaler Erinnerungsmotor”, kur vetëm 26 për qind e e të pyeturve preferonin këtë më 2018, 33 për qind më 2019 dhe sondazhi aktual shënon një rritje edhe me katër pikë më shumë.

Lexo edhe :  Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Përveç kulturës së kjujtesës dhe debatit për mbylljen e këtij kapitulli në një kategori të tretë pyetjesh u trajtua çështja e përballjes me nacionalsocializmin. Tre ndër katër të pyetur u shprehën, se p.sh. vizita në një nga memorialet e kampeve të përqëndrimit si Auzhvici apo  Buhenvaldi në të ardhmen duhet të jenë pjesë e lëndës mësimore në shkolla.

61 për qind mendojnë se duhet të përballen me rolin e familjeve të tyre në kohën e nacionalsocializmit. Një shumicë e ngushtë me 55 për qind në të kundërt nuk e konsideron të nevojshme, që për azilkërkuesit politik të jetë e detyrueshme që t’iu transmetohen dijet mbi krimet e nacionalsocializmit.

Një arsimim i lartë nxit gatishmërinë për kulturën e kujtesës

“Arsimimi ndihmon’, ishte reagimi i parë i një kolegut tim, kur u njoh me aspektet anësore të këtij studimi”, thotë eksperti Roberto Heinrich. Ajo që spikat është, se në debatin për mbylljen e kapitullit të nacionalsocializmit: janë 21 për qind vetëm një në pesë veta që kanë mbaruar maturën dhe janë në prag të studimeve. Ndërsa 56 për qind – më shumë se gjysma – mendojnë që kjo temë duhet të vazhdojë të trajtohet. “Ka një mazhorancë të qartë, që thotë, se ne duhet të vazhdojmë ta trajtojmë temën e nacionalsocializmit”, ky është konkluzioni i studimit vë në dukje Heinrich./DW

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV