Thaçi: Linja hekurudhore me Serbinë hap i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vizitës në Beograd, Përfaqësuesi Special i SHBA-së për dialogun Richard Grenell, ka treguar se të hënën në Berlin do të takohet me ekspertë nga Prishtina e Beogradi në përpjekje e sipër për arritjen e marrëveshjes së dytë të riaktivizitmit të hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë përpjekje të ambasadorit Grenell e ka përshëndetur menjëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se është një hap i madh drejt normalizimit të plotë të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

E përshëndes përpjekjet për të rifunksionalizuar lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë. Falënderues presidentit të SHBA’së, Donadl Trump, dhe Përfaqësuesit Special Richard Grenell, për përkushtimit në ndërtimin e paqes dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në twitter.

Presidenti Thaçi është takuar me ambasadorin Richard Grenell mbrëmjen e 22 janarit në Prishtinë në një darkë pune. Kjo vizitë e Grenell në Kosovë kishte ardhur pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e hapësirës ajrore që do të mundësojë rifunksionalizimin e vijës ajrore Prishtinë-Begorad.

Të fundit

Zjarret në Divjakë dhe Lushnje, arrestohet një 64-vjeçar

Gjatë orëve të fundit, dy zjarre aksidentale kanë përfshirë sipërfaqe me pemë dhe tokë bujqësore në zonat e Divjakës...

Festa e titullit kampion, 3 tifozë rrëzohen nga tribuna dhe 81 të plagosur në spital

Tre tifozë në Algjeri kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i dytë i stadiumit sepse një barrierë sigurie në katin e sipërm u shemb. Ngjarja...

Altin Dumani ul në detyrë ish-shefin e tij, Arben Kraja. Zbulohet arsyeja

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që gazetari Elton Qyno ka bërë...

Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar

Problematika e mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës mesa duket është zgjidhur. Drejtuesi i ujësjellës kanalizime në Vlorë, Ermal Murati...

“E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani reagon pas sulmit amerikan

Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga baza bërthamore në Fordow përpara...

Lajme të tjera

Web TV