TOB-i sot, si po punohet për shndërrimin e ambienteve të artistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, po shndërrohet në hapësirën e ëndërruar nga të gjithë artistët”, kështu është shprehur ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ajo ka inspektuar nga afër punimet që janë drejt përfundimit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Po shkurtohen ditët, kur punëtorët do t’ia lënë vendin artistëve të skenës. Ditë pas dite shohim se si ajo gërmadhë, që nuk arrinte të mbante më mbi supe, me emrin e madh të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, po shndërrohet në hapësirën e ëndërruar nga të gjithë artistët”, shprehet Margariti.

Investimi madhor vjen pas 60 viteve për t’u kthyer artistëve një skenë europiane.

Kjo ndërtesë priti gjatë, plot 60 vjet që nga dita e ndërtimit, që të shihte një investim kaq madhor. Së shpejti ajo do t’i kthehet prapë artistëve e publikut, që do të mund të shijojnë një shfaqje si kudo në Europë, pa u shqetësuar për të ftohtët e dimrit dhe vapën e verës”, tha ministrja Margariti.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit është transformuar si nga akomodimi ashtu dhe garancia e parametrave teknikë e profesionalë të akustikës, cilësisë së zërit dhe me një skenë moderne në qendër, falë investimit të qeverisë shqiptare.

Të fundit

Qeveria shqiptare miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MË në fshatin Povelçë, në Fier. Projekti do...

10 mln dollarë investim, qeveria shqiptare bëhet aksionere e projektit të Mira Muratit

Buxheti i shtetit po rishikohet për herë të parë për këtë vit me qëllim financimin e projektit të investimit startup "Machine Thinking Lab". Ky...

Kontrata e lobimit, Kulluri: Kështu është kur partia përfundon në duart e Flamur Nokës

Kontrata e lobimit 6 mln dollarë e PD-së me kompaninë amerikane “Continental” me pagesë gjoja nga “shqiptarë patriotë” është edhe produkt i pasojës kur...

Blendi Gonxhe bën parashikimin: PS merr 20 mandate në qarkun Tiranë

Vetëm 11 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe partitë politike tashmë janë nën ‘ethet’ e rezultateve. Por, cili është synimi...

Itali/ Nëna hedh vajzën 7 muajshe nga ballkoni, foshnja vdiq rrugës për në spital

Një vajzë vetëm 7 muajshe gjeti vdekjen, pasi nëna e saj e hodhi nga ballkoni në rrugë. Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë...

Lajme të tjera

Web TV