VIDEO/ Pamje të viktimave të shtrirë nëpër rrugët e Kinës, shkak virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i cili është epiqendra e shpërthimit të virusit I cili po përhapet në të gjithë planetin, është cilësuar si “qyteti fantazmë” nga vendasit.

 

Fotografi të publikuara tregojnë moment horror të njerëzve që janë të shtrirë nëpër rrugë si pasojë e virusit I cili në një hark të shkurtër kohor ka lënë pas 26 viktima.

 One man in Wuhan reportedly lies dead in the street with his head cracked open

Në videon e publikuar shihet një burrë I shtrirë përtokë pa ndjenja, ndërsa mjekët të pajisur me maska përpiqen t’i japin atij ndihmën e parë.

 The deadly bug started in Wuhan and has spread worldwide

Një foto tjetër tmerruese shihet një burrë i vdekur në tokë të cilit po i rridhte gjak nga koka. Një faqe lokale ka raportuar se viktima vdiq nga virusi vdekjeprurës.

Banorëve të qytetit Wuhan, nga ku ka dhe origjinën virusi, u është thënë të shmangin turmat dhe të mos marrin pjesë në tubime publike, duke e lënë qytetin me pamjen e një “qyteti fantazmë”.

 A patient with suspected coronavirus at the Prince of Wales Hospital in Hong Kong. Many of the victims have travelled from the epicentre Wuhan

Imazhe të tjera tregojnë njerëz duke pritur në radhë të gjata për tu vizituar nga mjekët. Pekini po i përgjigjet përhapjes së shpejtë të virusit duke ndërtuar një spital me 1000 shtretër kushtuar pacientëve të infektuar me koronavirus.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i rasteve në Kinë tani është rritur në 800 përfshirë personat e tjerë të shtruar në Japoni, Vietnam, Singapor, Tajlandë, Korenë e Jugut dhe SHBA.

 Patients queue up to seek treatment in Wuhan Tongji Hospital Fever Clinic in Wuhan, the epicentre of the outbreak

 Patients queue up in Wuhan for treatment as China grapples to contain the coronavirus outbreak

Sipas Washington Post, Wuhan Railway fshiu një postim në mediat sociale në 15 janar ku u tha se 300,000 njerëz u larguan nga qyteti. Ndërsa mosbesimi ndaj qeverisë rritet, ekzistojnë dyshime se poste të tilla zyrtare janë fshirë për të mbrojtur publikun nga shtrirja e vërtetë e shpërthimit.

Shtatë milion njerëz në Huanggang, i cili ndodhet 45 milje larg, u është thënë të mos largohen pasi kishte raste të konfirmuara.

Lexo edhe :  Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Në qytetin Zhijiang, të gjitha vendet publike janë mbyllur përveç spitaleve, supermarketeve, tregut të fermerëve, stacioneve të benzinës dhe dyqaneve të ilaçeve, raportoi Hubei Daily./Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/Burimi: The Sun

 

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV