Virusi mbërrin në Europë, konstatohen dy rastet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi misterioz i cili është përhapur në Kinë tashmë ka mbërritur në Europë. Të paktën dy raste janë konstatuar në Francë sipas informacioneve zyrtare.

Ka qenë ministri i Shëndetësisë së Francës, i cili ka deklaruar se ka dy raste të konfirmuara të koronavirusit në vend. Shqetësim ka paraqitur edhe Britania, pasi zëdhënësi i Kryeministrit Boris Johnson ka deklaruar se do ketë një takim mes komitetit të urgjencës Cobra dhe kryeministrit për të diskutuar për shpërthimin e koranavirusit.

Numri i të vdekurve deri më tani ka arritur 27, ndërsa rreth 10 qytete me një popullsi prej 20 milion banorësh janë duke u izoluar.

Në shkallë vendi, aktualisht ka rreth 830 raste të konfirmuara të pacientëve që janë infektuar me këtë virus./Fjala.al

Të fundit

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në...

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe...

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Lajme të tjera

Web TV