Virusi vdekjeprurës në Kinë/Rritet numri i të vdekurve, qytetet po mbyllen

 

Kina po sheh vdekjen me sy. Ndërsa numri i të vdekurve nga virusi rritet, po ashtu rritet edhe numri i qyteteve të izoluara. Është bllokuar qendra e origjinës së virusit, provinca Hubei në qytetin Wuhan.

Numri i të vdekurve deri më tani ka arritur 26. Ndërsa rreth 10 qytete me një popullsi prej 20 milion banorësh janë duke u izoluar.

Në shkallë vendi, aktualisht ka rreth 830 raste të konfirmuara të pacientëve që janë infektuar me këtë virus.Gjithashtu, Kina ka anuluar festat për Vitin e Ri Kinez, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin kinez. Shumë qytete kanë pezulluar shërbimet e transportit.

Në Wuhan, të gjitha shërbimet e transportit rrugor, metrosë dhe trageteve janë pezulluar dhe të gjitha fluturimet janë anuluar, shkruan BBC. 

Banorët janë këshilluar që të mos largohen. Ezhou, një qytet më i vogël në Hubei, mbylli stacionin e tij hekurudhor. Autoritetet kanë anuluar evenimentet publike edhe në pjesë të tjera të vendit, përfshirë:

Mbyllja e kompleksit të pallateve në Pekin

Anulimi i panaireve tradicionale të tempullit në Pekin

Anulimi i festivalit ndërkombëtar të karnavaleve, në Hong Kong

Anulimi i turneut vjetor të futbollit në Hong Kong

Anulimi i të gjitha festimeve publike për Vitin e Ri Kinez.

Virusi është përhapur në të gjithë Kinën si dhe në vende të tjera si Japoni, Tajlandë dhe SHBA./Fjala.al/