Bota në alarm/ OBSH: Virusi i ri ka rrezikshmëri të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se epidemia e korona-virusit në Kinë, përfaqëson një rrezik global të madh, por nuk shpalli Emergjencën globale të Shëndetit Publik. Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 800, me të paktën 26 vdekje në Kinë, ndërsa disa ekspertë shqetësohen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i madh.

Infektime të reja u njoftuan në Singapor dhe Vietnam, ndërsa virusi është konstatuar tashmë në Japoni, Tajvan, Kore të Jugut, Tailandë dhe Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, korona-virusi e ka origjinën në qytetin kinez Wuhan, ku autoritetet po marrin masa të rrepta në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Qyteti kinez Wuhan, me një popullsi 11 milionë banorë, është nën karantinë dhe në epiqendër të vëmendjes për epideminë e korona-virusit. Pamjet e filmuara me celular tregojnë policinë të mobilizuar në mbarë qytetin. Masat e sigurisë po vendosen në të gjithë provincën Hubei, ndërsa është shtuar numri i rasteve gjatë ditëve të fundit.

Banorët që planifikojnë të udhëtojnë këtë fundjavë për festimet e Vitit të Ri Hënor, po kthehen mbrapsht. Transporti publik brenda dhe jashtë qytetit është ndërprerë. Në aeroportin e Pekinit, udhëtarët po marrin masa. “Jam vërtet e shqetësuar. Kam frikë mos bëhet si SARS-i. Prandaj po mbajmë maska”, thotë Cindy Chen, e cila po udhëton për në Nanning.

Televizioni shtetëror kinez tregoi pamje të punonjësve të shëndetësisë që kontrollojnë pasagjerët në aeroporte në mbarë vendin. Personat me temperaturë të lartë vendosën në karantinë. Zëri i Amerikës nuk pati mundësinë të verifikojë pamjet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk shpalli të enjten Emergjencën e Shëndetit Publik, e cila do ta përcaktonte virusin në të njëjtin nivel me epideminë e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.

Lexo edhe :  Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

“Është sigurisht një emergjencë në Kinë. Por, ende nuk është bërë një emergjencë globale e shëndetit. Mund të bëhet në të ardhmen”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së planifikon të mblidhet sërish pas 10 ditësh.

Ekspertët thonë se korona-virusi nuk është ende një epidemi aq serioze si ato në të kaluarën, si p.sh. epidemia e SARS-it në vitin 2003, e cila shkaktoi rreth 800 viktima.

“Është më i përafërti me SARS-in. Prandaj duhet konsideruar si diçka që mund të bëhet tepër e rrezikshme. Sidoqoftë, numri i viktimave në proporcion me njerëzit e infektuar është shumë më i ulët se nga virusi SARS”, thotë dr. Derek Gatherer, virolog në Universitetin Lancaster.

Virusi mendohet ta ketë origjinën tek kafshët e egra që shiten ilegalisht në tregun e prodhimeve të detit në qytetin Wuhan.

“Është e rëndësishme që kinezëve t’u jepet e gjithë mbështetja e nevojshme për ta vendosur nën kontroll situatën në Wuhan; që të gjurmojnë të gjitha rastet e infektuara dhe të futen në karantinë, si dhe të testohen për virusin të gjithë personat që kanë simptoma respiratore në Wuhan”, thotë dr. Gatherer.

Në mbarë botën, autoritetet po shtojnë kontrollin e udhëtarëve. Ekspertët thonë se frika më e madhe është për transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu jashtë territorit të Kinës, gjë që mund të sillte fillimin e një epidemie globale./VOA

Të fundit

Vijojnë sanksionet ndaj Moskës/ BE vendos të zgjasë kufizimet me 6 muaj

Rusia do të vijojë të jetë nën sanksionet e Bashkimit Europian sipas vendimit të marrë këtë të hënë. Përmes një...

Taulant Balla flet për luftën e brendshme në PS dhe marrëdhënien me SPAK

Në episodin e fundit të podcastit “Fle’t” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio, i ftuar ishte Taulant Balla, me të...

“Albin Hajni” – Albin Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skenderaj

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tubim zgjedhor në Skenderaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, gjatë përpjekjeve të kryeministrit Albin Kurti për...

Rekordet tek Liverpool, Mohamed Salah prek shifrat e legjendave të Reds

E ardhmja e Mohamed Salah mund të mos jetë përcaktuar ende, me kontratën që i skadon në fund të sezonit, por sulmuesi egjiptian vazhdon...

Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty

Ilir Demalia Fort i (pa) nderuari doc/prof Sali Berisha! Duke menduar se mund të denigroni një njeri të lirë. Pse i gjithë ky mllef? Pse ky shqetësim?...

Lajme të tjera

Web TV