Tatimi mbi të ardhurat, ja sa lekë na ikin nga rroga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës. Tatimit i nënshtrohen të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqerinë tregtare;të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë, me përjashtim të interesave të marra nga bonot e thesarit ose letra të tjera me vlerë të

Sipas skemës së tatimit të ardhurat deri në 30 000 lekë nuk tatohen. Të ardhurat nga 30 001 deri në 130 000 me 13 për qind të shumës mbi 30 000 lekë dhe të ardhurat 130 001 e më tepër takohen sipas skemës 13 000 lekë + 23 për qind të shumës mbi 130 000 lekë. Në janar të këtij viti ka hyrë në fuqi një ndryshim në skemën e tatimit për personat e dypunësuar. Tatimi mbi të ardhurat llogaritet mbi shumatorën e të dypagave dhe për secilën pagë më vete sicc ishte deri në fund të 2019.

Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale:

Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetesore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës ne fuqi.

Bursat e nxënësve dhe të studentëve.

Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqesish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike.

Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lexo edhe :  Kursi i këmbimit valutor, 23 qershor 2025

Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit politikë.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve.

Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore.

Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë.

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat  personaleKëshilli i Ministrave përcakton kushtet dhe procedurën që garanton mosndryshimin e destinacionit të tokës së blerë.

Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për fondet e pensionit vullnetar, si dhe kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të fondit të pensionit vullnetar.

Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve, gjatë administrimit nga shoqëria administruese.

Të fundit

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nis në orën 10:00...

Vala e të nxehtit godet vendin, temperaturat 40 gradë, rrezik për zjarre

Ditë të nxehta me temperatura tepër të larta e presin vendin tonë, paralajmëron meteorologia Tanja Porja. E ftuar në emisionin e mëngjesit, Porja shpjegon se...

Lajme të tjera

Web TV