Demokratët: Trump mund ta keqpëdori pozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit demokratë kanë prezantuar argumentet e tyre hyrëse në Senat të premten, lidhur me gjykimin e presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se presidenti është kërcënim për demokracinë dhe se mund të keqpërdorë fuqinë e tij nëse nuk largohet nga pozita.

Në ditën finale të prezantimit të argumenteve, demokratët kanë ritheksuar akuzat se Trump ka abuzuar me fuqinë e presidentit duke bërë presion ndaj Kievit për të hetuar ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, si dhe ka ndërhyrë në procesin e hetimeve në Kongres.

“Ajo cfarë ka rëndësi është nëse ai është rrezik për shtetin, sepse atë veprim mund ta bëjë përsëri. Dhe, askush nga ne nuk mund të ketë besim se ai nuk do ta bëjë këtë përsëri sepse ai ka përsëritur se do ta bëjë”, tha përfaqësuesi i demokratëve, Adam Schiff.

Trump mohon cdo akuzë ndaj keqpërdorimeve dhe e konsideron impeachmentin si “gjueti shtrigash”.

Ekipi ligjor i presidentit Trump do të publikojë argumentet mbrojtëse të shtunën.Prokurorëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe këshilltarit ligjor të Trumpit u është ofruar mundësi që për 24 orë gjatë tre ditëve të prezantojnë rastin e tyre. Trump është presidenti i tretë në historinë amerikane që përballet me gjyq për shkarkim./REL

Të fundit

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë

Stuhia Floris ka goditur Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut. Zyra Meteorologjike ka lëshuar alarmin e verdhë, i cili paralajmëron rrezikun potencial për...

Nga Ukraina në Tokio? Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për t’i vlerësuar përpjekjet amerikane për të mbështetur Afganistanin, e ka dorëzuar raportin...

Lajme të tjera

Web TV